Flash News


KRYESORE

‘Gruaja e Bilalit’, Rama i kthen përgjigje Metës

‘Gruaja e Bilalit’, Rama i kthen përgjigje Metës

I pyetur nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ rreth cilësimit nga presidenti Ilir Meta si ‘gruaja e Bilalit’, kryeministri Edi Rama u përgjigj se ndjen keqardhje për gjuhën e shthurur.

“S’mendoj ti përgjigjem, pasi ndjej keqardhje për këto shprehje dhe të tilla akte për gjuhën e shthurur. Duhet t’i japim shembull se si përdoret gjuha”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama përdorte shpesh herë termin ‘burri i Monikës’ kur fliste për presidentin Meta, dhe ka qenë pikërisht kjo që solli edhe reagimin e këtij të fundit gjatë një konference për mediat në lidhje me sulmet e Ramës ndaj tij.

“Do bëjmë shtet apo cirk, unë këtu jam, të vijë këtu! Apo do dalim të gjithë me çitjane e nallane. Nëse më thotë më burri i Monikës, do t’i them gruaja e Bilalit. Ky vend nuk mund të jetojë nën humoret e Edit apo Ilirit”, deklaronte Meta.

Të fundit