Flash News

KRYESORE

Grumbullohen fansat, ndërhyn qeveria e Kosovës dhe i mbyll aktivitetin reperit Mozzik

Disa ditë më parë Mozzik gëzoi fansat teksa u dha lajmin, duke na bërë me dije se do të shpërndajë 30 mijë CD në 7 qytete të Kosovës falas, për shkak të krizës që ka shkaktuar COVID-19.

Mozzik u kërkoi nga fansat të kenë maskat dhe dorëza për shkak të COVID-19, teksa shprehet se e gjithë kjo po bëhet në shenjë respekti të atyre që vazhdojnë ta përkrahin reperin.

E siç ishte paralajmëruar sot Mozzik nisi turin e tij, duke shkuar vetë në çdo qytet e duke shpërndarë CD te fansat e tij, që janë të shumtë në numër.

Por kjo gjë ka alarmuar disa media në Kosovë që kanë shkruar se reperi po grumbullon njerëz të shumtë në shesh kundër rregullave të pandemisë.

Mozzik nga ana tjetër ka bërë thirrje non stop që të ishin të gjithë me maska dhe të ruanin distancimin fizik, duke bërë të mundur shpërndarjen e albumeve sa më qetë të ishte e mundur.

Por megjithatë, qeveria e Kosovës Kosovës ka vendosur të anulojë këtë organizim duke arsyetuar se po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Ka qenë vetë reperi ai që ka bërë me dije lajmin në Instastory, duke fajësuar mediat teksa shprehet se do gjejë një mënyrë tjetër që të shpërndajë CD.

 

 

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/StorySaver.Org-mozzik_75824550_3159931480758171_8253493566191079021_n.mp4"][/video]

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/StorySaver.Org-mozzik_76464718_183380273189813_4022227742998811130_n.mp4"][/video]

Të fundit