Flash News

KRYESORE

Guardiola: Mbroni lojtarët, jo televizionet! Nuk mundemi kështu

Guardiola: Mbroni lojtarët, jo televizionet! Nuk mundemi kështu

Crystal Palace është rivali i radhës i Manchester City. "Qytetarët" do të luajnë në transfertë dhe e kanë me mjaft presion këtë takim, sepse sivjet kanë rënie dhe pikët nuk flasin për ta.

Trajneri Pep Guardiola bëri disa komente ironizuese për një aspekt të rëndësishëm të futbollit anglez, që në fakt e përmend shpesh. Bëhet fjalë për programin e ngjeshur të ndeshjeve. Sipas tij, anglezët mendojnë shumë pak për aspektin njerëzor dhe përqendrohen te marketingu.

"Liverpool kësaj radhe do të pushojë më shumë. Neve kjo nuk na ndodh kurrë. Sigurisht që më pëlqen të luaj në ditën e diel kur ka vetëm ndeshje dhe të shoh familje në stadium, por lojtarët duhen mbrojtur. Ky sistem nuk e bën diçka të tillë. Ne jemi gati për të luajtur, por nuk arrijmë të rikuperojmë energjitë. Komandojnë televizionet, nuk di si ta komentoj", ka deklaruar Pep.

Të fundit