Flash News

KRYESORE

Gurakuqi: Shqiptarët po drejtohen nga individë që lëvizin kuturu me kamera pas vetes

Gurakuqi: Shqiptarët po drejtohen nga individë që lëvizin

Ish deputeti i PD-së Romeo Gurakuqi i cilëson të vështira ditët që aktualisht po kalojnë shqiptarët. Kjo për faj të personazheve ,që kanë marrë përsipër t'u dalin zot dhe t'i ndihmojnë ata.

“Para hallit të madh, që ka kapërthye qindra mijëra njerëz, gjenden një turmë individësh të shkolluar formalisht, që lëvizin kuturu me kamera mbas vetes, nga një salle luksi drejt baltovinës dhe rrënojave. Një refren që përsëritet tash 6 ditë dhe shoqërohet paralelisht me dhunë ndaj medias dhe individëve të shoqërisë konstitucionalisht të lirë.

Fati i mijëra te pastrehëve sot është në dorë të tyre, por unë personalisht, nuk kam besim, se çështjet e ndërlikuara të organizimit të punës rindërtuese dhe sistemuese mund të zgjidhen nga ata që kishin zhdukur pa asnjë gjurmë deri edhe paratë për "Shkollën e Qenve" dhe për pajisjet e nevojshme te ekipeve te emergjencave civile.”, mendon ai.

Gurakuqi dyshon se të tillë njerëz mund të bëhen brenda natës "të mirët e dynjasë".

“Kohet e jashtëzakonshme kërkojnë Qeveri të Jashtëzakonshme Teknicienësh, që t’i japin shpresë publikut. Tryeza e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duhet të ofronte këtë çështje si opsion për dalje nga kriza e shumëfishtë që kapërthye vendin.

Nuk bëhet fjalë në këtë rast për ndarje pushteti, por për një Qeveri të Profesionistëve të nivelit të lartë, të drejtuar nga një lider Shqipërisë Realisht Evropiane, që di të shikojë larg.”, përfundoi ish deputeti.

Të fundit