Flash News

KRYESORE

Hahn ua bën të qartë shteteve të BE-së: Një ‘jo’ ndaj Shqipërisë do të ishte shkatërrim

Hahn ua bën të qartë shteteve të BE-së: Një

“Të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe të refuzohet kandidatura e Shqipërisë do të ishte një gabim i rëndë politik. Do të bëj Gjithçka që ta ndalo”. Kështu deklaroi komisari evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, për agjencinë italiane të informacionit “ANSA, i pyetur nëse do të merrej një vendim i tillë nga liderët e BE-së më 17 dhe 18 tetor.

Franca është shteti që ka hezituar më shumë, ndërkohë që Holanda dhe Danimarka pavarësisht rezervave nuk do ta pengojnë.

“Shpesh shtetet anëtarë e vendosin për arsye të lidhura ngushtë me politikën e brendshme, por disa sinjale informale më bëjnë të jem optimist. Nga Franca kam parë gatishmëri për të gjetur një zgjidhje. ende ka kohë që të arrihet një akord. bëhet fjalë për një çështje përgjegjësie dhe besueshmërie edhe për BE-në.

Nëse vetëm një nga dy vendet ballkanike, Shqipëria apo Maqedonia e Veriut të merrte dritën jeshile të liderëve evropian, ky do të ishte një shkatërrim sepse do të kishte një impakt në stabilitetin regjional, duke krijuar një boshllëk që të tjerë do të shkojnë ta mbushin, duke zëvendësuar BE-në.”, vazhdoi han që në këto ditë po përpiqet t’u shpjegojë shteteve anëtare se cilat do të ishin kostot politike të një “jo-je” të radhës për dy vendet ballkanike në BE.

Të fundit