Flash News

KRYESORE

Hajdari sulmon Ramën për atentatin ndaj prokurorit Ndoj dhe i kujton ngjarjet kriminale: Mbaj përgjegjësi!

Hajdari sulmon Ramën për atentatin ndaj prokurorit Ndoj dhe i kujton

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, gjatë fjalës të saj në Kuvend sulmoi kryeministrin Rama për atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoj. Duke risjellë në vëmendje disa nga ngjarjet e ndodhura në vend, Hajdari theksoi se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjet kriminale që ndodhin dita-ditës.

"Kush e ka fajin sot që një prokuror qëllohet me kallashnikov në mes të rrugës, që një grua gjyqtare u vra në rrugë edhe kur kërkoi të mbrohej nga ligji.  Zoti kryeministër, dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi për një nga këto pika. Sot nuk ke të blesh dhe shesësh më, ke vetëm veten tënde nuk ke asnjë alibi që të mbrojë. Sot je vetëm lakuriq para shqiptarëve pa asnjë shpresë dhe pa shënuar asnjë arritje në 6 vitet e fundit, ke kabinetin më të dobët me performancë të dobët që nuk ka bërë asgjë", u shpreh Hajdari.

Kujtojmë se disa ditë më parë u tentua eleminimi fizik i Ndojit. Prokurori është akuzuar nga Rama si njeri që bashkëpunon me bandat mafioze. Ai akuzoi për shpërdorim detyre edhe ish-kreun e Kadastrës Liridon Pula, për të cilin u sulmua edhe nga zëvendëskryeministri Braçe.

Të fundit