Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë hapën të mërkurën tregun e parë publik të rrobave të përdorura në Shkozë për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të komunitetit rom dhe egjiptian.
Ky treg do t'iu japë mundësinë e punësimit 103 familjeve nga komuniteti rom dhe egjiptian që deri më tani shisnin në rrugë.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se hapja e këtij tregu është mundësi punësimi për shumë familje në nevojë të përjashtuara nga taksa për hapësirën publike, por duke nxitur formalizimin dhe arsimimin e familjeve të këtyre dy komuniteteve.
“Jam i lumtur sepse sot pashë edhe Elidonin, djalin që kam takuar ditën e parë kur nisa punë në Ministrinë e Mirëqenies, i cili kishte thyer këmbën pasi e kishte përplasur autobusi kur ish-bashkia e nxorri në rrugë. Sot Elidoni jeton në një banesë sociale, një nga prindërit punon për Eco Tiranën, që është agjencia jonë e pastrimit, nëna do të shesë këtu në tregun e rrobave të përdorura. Duke dhënë shembullin e Elidonit, u kemi dhënë dinjitet të gjithë ‘Elidonëve’ të këtij komuniteti, sepse i kemi larguar nga rruga, nga kryqëzimet, nga pluhuri, nga vendi ku aksidentohen, dhe i kemi sjellë në një ambient dinjitoz, ku mund të punojnë shumë më mirë”, tha Veliaj.