Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, Kotzias në krah të Mogherinit i kujton Shqipërisë pesë kushtet

Hapja e negociatave, Kotzias në krah të Mogherinit i kujton

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka pritur dje në takim Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini, me të cilën ka diskutuar edhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Kotzias theksoi se Athina mbështet prespektivën europiane të rajonit, ndërsa foli shkurtimisht për disa prej shteteve që kërkojnë anëtarësimin.

Në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave, Kotzias ka përmendur plotësimin e pesë kushteve të vendosura nga Këshilli i Ministrave të BE-së, ndërsa u shpreh i gatshëm për të dhënë ndihmë në këtë drejtim.

Ashtu si zyrtarët e Brukselit, edhe ministri grek sheh Malin e Zi më afër BE-së se vendet e tjera, ndërsa vlerësoi premiësën për zgjidhjen e krizës së emrit me Maqedoninë.

Të fundit