Flash News

KRYESORE

Haradinaj i vendosur për taksën ndaj Serbisë: Kosova nuk duhet të japë shembuj të dobësimit

Haradinaj i vendosur për taksën ndaj Serbisë: Kosova nuk duhet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi para gazetarëve se nuk do të ketë heqje të taksës për produktet serbe.

Kreu i qeverisë u shpreh se taksa nuk është vetëm për çështje tregtie, por tregon edhe forcën e Kosovës si shtet.

“Taksa nuk është vetëm taksë, nuk është vetëm tregti, por është edhe ta quajmë edhe kriter se a jemi shtet a jo. Nëse ne lëshojmë pe për taksën para njohjes do ta kemi më të vështirë një marrëveshje në pozicione të barabarta. Mirë është që gjithë rajoni të avancojë drejt BE-së, por Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dobësimit, dorëzimit në etapën finale”, tha Haradinaj.

Deklarata e kryeministrit Haradinaj përkon me vizitën e presidentit francez Macron në Serbi dhe mendohet se temë bisede do të jetë çështja e taksës ndaj Serbisë.

 

Të fundit