Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Pati koordinim mes Ramës e Thaçit për ta dëmtuar Kosovën

Haradinaj: Pati koordinim mes Ramës e Thaçit për ta

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, akuzoi përsëri Edi Ramën dhe presidentin kosovar Hashim Thaçi se e kanë dëmtuar shtetin më të ri të Evropës. Ai mendon se kryeministri shqiptar dhe kreu i shtetit kosovar janë koordinuar mes tyre që ta ndajnë Kosovën.

“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi pasur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbaj këtë qëndrim. Kur kryetari i shtetit e merr vesh se vetë vendi është qitur në ruletë ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm të dëgjoj këto fjalë?.

Nuk besoj se nuk kanë qenë të koordinuar Rama e Thaçi. Kanë pasur një koordinim mes tyre. Në 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, ndërsa shkuarja e kryeministrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardhur tejkalimi i Kosovës…”, tha Haradinaj për Syri.net.

Ai ka kritika edhe për faktin se Rama ka shkuar në Serbi pa Kosovën.

“Kryeministri i Shqipërisë mund të thoshte: ‘Mund të vij atje, por jo pa Kosovën’. Çdo fjalë që kam thënë për angazhimin e Ramës në ndarjen e Kosovës, qëndron”.

Të fundit