Flash News

KRYESORE

Hipokrizia e Vangjush Dakos, nderon babain e arkeologjisë shqiptare ndërkohë që shkatërron trashëgiminë e tij

Hipokrizia e Vangjush Dakos, nderon babain e arkeologjisë shqiptare

Ditën e djeshme në  qytetin e Durrësit është  mbajtur një  aktivitet nga kryetari i bashkisë  Durrës Vangjush Dako, gjatë  të  cilit është  nderuar dhe një prej figurave më  të  rëndësishme të  arkeologjisë  shqiptare, Vangjel Toçi.

Pasi ka zbuluar pllakatin me emrin e Vangjel Toçit që mban tashmë kjo rrugë kryebashkiaku Vangjush Dako deklaroi se Vangjel Toçi, ky personalitet i madh i kulturës shqiptare me punën dhe zbulimet e rëndësihme arkeologjike që ka kryer i ka rritur vlerën qytetit të Durrësit: “Në këtë ditë ndërkombëtare të monumenteve të kulturës rruga që kalon pranë amfiteatrit ka marrë emrin e Vangjel Toçit, këtij kolosi të arkeologjisë shqiptare i cili ka zbuluar edhe sitin më të rëndësishëm arkeologjik që është amfiteatri dhe vendimi për emërtimin e kësaj rruge është marrë në unanimitet të plotë në këshillin bashkiak”- ka thënë  kryebashkiaku i Durrësit gjat fjalë s së  tij.

Kujtojmë  se nuk ka kaluar shumë kohë  që nga skandali në  të  cilë u përfshi bashkia e Durrësit veçanërisht kryetari i saj Vangjush Dako, për ndërtimin e projektit  ”Veliera. Ky projekt  u njoh për shkak të  ndërtimeve që  po bëheshin mbi mbetje arkeologjike, dhe ndërtimeve pranë  një  muri i cili i përket periudhës bizantine. Muri gjatë punimeve është shpuar nga sondat që po punojnë në ndërtimin e projektit, duke e dëmtuar në një pjesë të  konsiderueshme.

Projekt nisi më nëntor të viti 2016, dhe në  qendër të tij është ndërtimi i një vele gjigante betoni me sipërfaqe prej 200 metra katrorë.

“Veliera” do të prekë zonën e mbrojtur arkeologjike ku nuk mund të ndërhyhet, e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave Nr 237 me datë 23 mars 2011.

Megjithatë  Dako ka deklaruar ka deklaruar se bashkia, po ndërton aty një hapësirë publike për qytetarët dhe një nënkalim ku do kalojnë makinat për arsye se, gjatë sezonit turistik do ketë një fluks të madh.

Të fundit