Flash News

KRYESORE

Holanda voton pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Holanda voton pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut

Pasditen e sotme senati holandez ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov përmes një postimi në rrjetet sociale.

Protokolli tani pritet të ratifikohet nga Franca dhe Spanja.

Më herët kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka thënë se ratifikimi në Spanjë pritet të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm.

Maqedonia e Veriut formalisht pritet të bëhet anëtarja e 30-të e plotfuqishme e NATO's.

Të fundit