Flash News

KRYESORE

Holandë/ Sulm me thikë në Hagë, tri persona të plagosur

Holandë/ Sulm me thikë në Hagë, tri persona të plagosur

Një person është shpallur në kërkim nga policia holandeze, pasi ai sulmoi me thikë disa qytetarë të cilët ndodheshin në një qendër tregtare në qendër të qytetit.

Policia e Hagës njoftoi se janë plagosur 3 persona, ndërsa sulmuesi arriti që të arratisej. Agjentët kanë nisur një operacion për arrestimin e tij.

Ky sulm me thikë vjen pak orë pa atij të ndodhur në “London Bridge”, ku një person theri për vdekje dy të tjerë.

Ai u qëllua nga policia angleze, ndërsa mbante veshur një jelek-eksploziv fals. Policia holandeze tha se nuk është e sigurt nëse sulmi ka lidhje me një sulm terrorist. Qendra tergtae ishte e mbushur me blerës, nisur nga fakti që sot është e “Premtja e zezë”.

Të fundit