Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 25 tetor 2018

Horoskopi i datës 25 tetor 2018

Më poshtë horoskopi për 12 shenjat zogjiakale:

Dashi:

Jeta juaj ne çift do jete edhe me e ndërlikuar gjate kësaj dite. Do jeni shume te ngarkuar me çështjet profesionale dhe duke e lenë pas dore partnerin mund te lindin keqkuptime. Beqaret do bëjnë atë qe do ndiejnë për momentin dhe do i japin me tepër rëndësi emocioneve te momentit. Ne planin financiar duhet te bëni edhe me shume kujdes pasi atëherë kur nuk e prisni mund t'iu dalin te papritura.

Demi:

Gjithçka do ndodhe si me magji sot ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet e kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do ndihmohen nga Jupiteri. Ata do afrohen me tepër pranë personit qe pëlqejnë dhe do ja shprehin ndjenjat ne një mënyrë te veçante. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma te konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund. 

Binjakët:

Do mundoheni shume ta përmirësoni marrëdhënien tuaj ne çift gjate kësaj dite, por për fat te keq nuk do ja dilni dot. Debatet do vazhdojnë te mbizotërojnë çdo moment. Beqaret ka rrezik te bëjnë gjera te nxituara. Sot do ndihen mire, por e nesërmja do jete e trishte. Urani dhe Neptuni te bere bashke do ndikojnë negativisht tek financat dhe do sjellin probleme te vazhdueshme.

Gaforrja:

Nëse e keni takuar tashme dashurinë, do kaloni një etape te re ne jetën ne çift. Mund te bëni edhe projekte për martese apo për një fëmijë. Çdo vendim do e merrni se bashku. Beqaret, me shume se kurrë duhet te kenë besim tek sharmi i tyre. Do bëjnë për vete personat qe pëlqejnë. Nen ndikimin e Jupiterit do filloni transaksione financiare. Prisni dhe disa dite sa financat te jene me te qëndrueshme.

Luani:

Jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme. Ata qe kane pasur disa probleme do fillojnë te sqarojnë çdo gjë. Beqaret nga ana tjetër do tregohen shume te paduruar dhe te nxituar. Ne këtë mënyrë do rrezikojnë te lidhen edhe me dike qe nuk është i përshtatshëm për ata. Ka ardhur momenti qe te ndërtoni një program për financat tuaja. Do i harroni edhe shpenzimet marramendëse.

Virgjëresha:

Jeta ne çift do vazhdoje te ece me se miri gjate gjithë kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shohin me një sy tjetër te ardhmen. Beqaret do jene me shume se kurrë kureshtare dhe do dëshirojnë te provojnë emocione te reja. Marsi do sjelle goxha probleme financiare. Merrni masa sa me shpejt sepse gjendja do jete vërtet e vështirë.

Peshorja:

Do jeni me te disponueshem gjate kësaj dite ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia ne çift do jete me e mire. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo e kane njohur dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar gjendja do filloje te përmirësohet dalëngadalë dhe nuk do keni aspak probleme për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Akrepi:

Shume gjera te jashtëzakonshme kane për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Beqaret do jene gati ta pranojnë propozimin e dikujt dhe do fillojnë një lidhje serioze. Gjendja e te ardhurave nuk do jete aq e mire sa mendonit. Lërini për me vone disa investime dhe mos shpenzoni shuma te mëdha.

Shigjetari:

Dite tejet e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe mund te debatoni ashpër. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes. Nuk do kryeni aspak investime te panevojshme te cilat do mund ta tronditnin situatën.

Bricjapi:

Priten probleme shume te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy kokëfortë dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Beqaret do jene me shume fat dhe do gjejnë personin qe do ju përshtatet me se miri. Mbrëmja do jete e veçante dhe mjaft emocionuese. Me financat mundohuni te tregoheni te kujdesshëm sepse gjendja ne një moment mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Ujori:

Ndikimi i yjeve do jete shume negativ gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Për këtë arsye do lindin debate dhe mosmarrëveshje ne çdo moment. Beqaret nuk do mundin dot te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa te mundni te ruani qëndrueshmërinë.

Peshqit:

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte te flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Beqaret do ndihen gjate gjithë kohës te dëshiruar nga te tjerët dhe do e fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar do keni probleme te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te nevojshme.

Të fundit