Flash News

KRYESORE

Hoti takim virtual me Vuçiç për dialogun, Borrel: Marrëveshja Kosovë-Serbi, vendimtare për BE-në

Hoti takim virtual me Vuçiç për dialogun, Borrel:

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtare për BE-në”, kështu është shprehur Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një prononcim pak para fillimit të takimit të sotëm virtual mes Hotit dhe Vuçiç, i ndërmjetësuar nga BE.

Borrell theksoi se dialogu Kosovë-Serbi ka synim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, ndërsa BE po mundohet të lehtësojë një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore.

“Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në”, ka deklaruar ai.

Borell tregon edhe synimet e këtyre takimeve që pritet të vazhdojnë tutje.

Synimi është i qartë është që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Borrell në një video-konferencë.

Borell ka thënë se procesi nuk është i lehtë por po mundohen të ndihmojnë dialogun për të arritur një marrëveshje përfundimtare mbi pragmatizëm dhe kompromis.

“E dimë që nuk është proces i lehtë, por është urgjencë që të punojmë për stabilitet për hir të së ardhmes. Kërkojmë kurajën politike të të dy palëve, angazhim në frymën e pragmatizmit dhe kompromisit. Kurrë s’ka qenë e lehtë të gjendet zgjidhje, por kjo është pse jemi këtu, që të provojmë përsëri”.

Kujtojmë se, të premten u mbajt një tjetër takim on-line mes Hotit dhe Vuçiç, i organizuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel, i cili përfundoi pa ndonjë sukses.

Diskutimi i sotëm do të drejtohet nga Brukseli prej vet Borrellit, i cili do të jetë i shoqëruar nga Lajçaku. Ndërsa marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Vuçiç nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës Hoti nga Prishtina.

Të fundit