Flash News

KRYESORE

Humanizëm tipik gjerman! 4 klube dhurojnë 20 mln euro për klubet e vogla

Humanizëm tipik gjerman! 4 klube dhurojnë 20 mln euro për klubet

Futbolli është njëra nga industritë më të goditura nga koronavirusi. E gjithë bota po vuan pasojat e këtij virusi vdekjeprurës, i cili në rastin më të keq nuk sjell vdekjen, por një dëm të madh socio-ekonomik.

Shumë klube rrezikojnë një kolaps të plotë, meqë futbolli është "ngrirë" pa afat dhe nuk dihet se kur mund të kemi një vaksinë për shkrirjen e tij. "Bild", megjithatë, ka dhënë një lajm shumë motivues. Katër klube big në Gjermani, Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Leipzig dhe Dortmund, do të japin 20 milionë euro në ndihmë të klubeve të Bundesligës 1 dhe 2.

Pra, bëhet fjalë për klubet e vogla, të cilat pa shitjet e biletave dhe marketing detyrohen të shesin lojtarët e tyre më të mirë.

Të fundit