Flash News

KRYESORE

Humbi gjyqin për shpifje, Vokshi vazhdon ‘luftën’: Tjetër denoncim për kryebashkiakun e Tiranës

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar pas padisë për shpifje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas vendimit nga Gjykata e Tiranës, ish deputetja është dënuar me një milion lekë gjobë, si dëmshpërblim moral.

Përmes një postimi në Facebook Vokshi ka reaguar mbi këtë padi. Ajo shprehet se nuk do të ndalet derisa të verifikojë shkeljet e Veliajt, duke shtuar se PD po punon për denoncimin e radhës.

‘Veliaj po shkel ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor’-nënvizon Vokshi.

“Disa muaj më parë Partia Demorkatike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale. Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt. Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim.” – shkruan Vokshi në “Facebook”.

Të fundit