Flash News

KRYESORE

Hummels thur elozhe për Kloppin, "thumbon" Bayernin

Hummels thur elozhe për Kloppin, "thumbon" Bayernin

Mbrojtësi dhe kapiteni i Borussia Dortmund, Mats Hummels, ka folur pas shumkë kohësh për Dortmundin e Kloppit. Ai foli për vitet 2011-14 kur Bayerni ishte thyer dhe ishte fuqi e dytë në Gjermani. Skuadra e Klopp konsiderohej si një ndër më të mirat në botë.

“Nuk e harroj asnjëherë sezonin kur u shpallëm kampionë (2010-11). Ishim një skuadër shumë e re, me trajner Klopp. Askush nuk na dha asnjë shans në fillim të sezonit, edhe pse kishim bërë ndeshje shumë të mira.

"E mbaj mend shumë mirë ditën e fundit. Ishte Bayer Leverkusen në vend të dytë dhe ata luajtën para nesh. U mposhtën nga Koln me rezultatin 2-0, çka bëri që ne të ishim kampionët. Ishte një ndjenjë e pakrahasueshme. Klopp kishte ndërtuar një skuadër speciale. Tani që jam rikthyer te Dortmund, gjërat janë disi më të vështira, por jemi ende aty për të luftuar për titullin kampion”, përfundoi Hummels.

Të fundit