Flash News

KRYESORE

I doli në mbrojtje mbesës, kjo është gruaja që u vra në mënyrë monstruoze nga i biri me probleme mendore

Kjo është Fierdes Çekiçi, 70-vjeçarja që u vra mizorisht nga i biri, 44-vjeç, Olsi Çekiçi.

[caption id="attachment_404343" align="alignleft" width="811"]Fierdes Çekiçi Fierdes Çekiçi[/caption]

Gjithçka nisi nga një konflikt verbal, ku më pas autori ka marrë thikën dhe ka masakruar nënën e tij, 70-vjeçaren Firdes Çekiçi, ndërsa kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.

Krimi tronditës ka ndodhur në sy të mbesës së viktimës.

Ka qenë 15-vjeçarja që ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sullmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika.

Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.

Të fundit