Flash News

KRYESORE

I mbylli telefonin gazetarëve për Alvinin, qeveria ndëshkon ambasadorin në Turqi, Gent Gazheli

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që Gent Gazheli të mos të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi. Në kuvend është dërguar emrin e ri që do e zëvendësojë.

Gazheli solli mjaft debate në opinionin publik shqiptar dhe italian, pasi u mbylli telefonin gazetarëve të “Le Iene”, të cilët nga Siria e telefonuan që të mbante premtimin dhe t’i ndihmonte me dokumentacionin nevojshëm për të nxjerrë nga kampi i Al Hol-it, 11 vjeçarin shqiptar, Alvin Bersiha.

Në faqen e kuvendit konfirmohet se Gazheli nuk është më në detyrë . Nesër në orën 10:00, do të mbahet një seancë në Komisionin e Politikës së Jashtme me diplomatin Kastriot Robo, si kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, njoftohet aty.

Indinjata e madhe ndaj Gazhelit për sjelljen e tij ndaj 11 vjeçarit duket se ka detyruar kryeministrin Rama që të nisë procedurat e zëvendësimit të tij.

Të fundit