Flash News

KRYESORE

I tërbon flamuri kuqezi, tifozët serbë mësyjnë në fushë në miqësore

I tërbon flamuri kuqezi, tifozët serbë mësyjnë në

Brescia sot zhvilloi një miqësore me Vojvodinën, e cila nuk u mbyll si ndeshje e zakonshme, sepse zgjati deri kur vendësit ishin në avantazh 2-1. Takimi u ndërpre dy herë dhe hera e dytë ishte më e shëmtuara.

Në minutën e 31-të trajneri Lalatovic mori karton të kuq për protesta dhe paralajmëroi se skuadra serbe do të largohej nga fusha. Pas 15 minutash loja rinisi, por me të mbaruar pjesa e parë nuk pati më futboll.

Serbët panë një flamur shqiptar nga tribuna përballë dhe u tërbuan, një gjë që ka ndodhur jo pak herë vitet e fundit. Rreth 20 tifozë serbë u futën në fushë dhe e kthyen ndeshjen në kaos.

Ndërhyrja e policisë në fund qetësoi situatën e krijuar, por ndeshja nuk vazhdoi më. Kur ndodhin episode të tilla, askush nuk mendon dot më për futboll.

Të fundit