Flash News

KRYESORE

I vetmi që i mbijetoi shpërthimit të minës, në homazhet për major Tanushin edhe rreshter Kapaj

I vetmi që i mbijetoi shpërthimit të minës, në homazhet

Një moment prekës gjatë homazheve të zhvilluara sot për ndër të major Klodian Tanushit, i cili bashkë me nëntetaren Zarife Hasanajn ranë në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ishte edhe ardhja e rreshter Julian Kapajt.

Rreshter Kapaj është i vetmi që i mbijetoi shpërthimit të minës, i cili sot i shoqëruar dhe nga të afërmit dhe teksa mbahej me një patericë, i ka dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tij të ndjerë.

Për nder të Major Tanushit kanë kryer homazhe edhe personalitete të politikës shqiptare si kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përfaqësues të PD etj.

Të fundit