Flash News

KRYESORE

Ide "të çmendura" që duhet t`i provoni në ditën e dasmës tuaj

Nëse s’jeni martuar akoma jeni në artikullin e duhur. Kjo sepse ne kemi disa sugjerime fantastike, sesi t’i zbukuroni thonjtë në ditën tuaj më të rëndësishme.

Tani gjërat kanë ndryshuar. Një nuse mund të eksperimentojë pafund me dizenjon e thonjve edhe ditën kur martohet.

Të qenit e bukur me perla

Jo vetëm si bizhuteri, perlat mund t’i përdorni edhe tek thonjtë tuaj. Ato nuk dalin asnjëherë nga moda dhe të kombinuara me një rozë të lehtë janë një zgjedhje e mençur.

Xhel perle

Kjo nënkupton që nuanca e ngjyrës tek thonjtë tuaj të shkëlqejë si një perlë. Thjesht dhe bukur.

Me vija të holla të arta

E dini se çfarë do të shkonte në mënyrë perfekte më këtë model thonjsh? Po! Unaza juaj e martesës.

Thonj të hollë

Ky model thonjsh që sa vjen e hollohet në maj dhe detaji i vijëzimit ju jep një finesë tek duart tuaj.

Një dorë xixa

Ditën e dasmës duhet të xixëllosh! Ky model thonjsh është i duhuri për ditë dhe evente speciale.

Një french i modernizuar

Modeli më i përdorur nga nuset ditën e dasmës është modeli french.  Por tanimë ky model ka ndryshuar disi. Nëse nuk po kërkon tradicionalen, por je brenda një stili të pastër thonjsh dhe minimalist, atëherë e mësove se çfarë duhet të zgjedhësh.

Të fundit