Flash News

KRYESORE

Idrizi: Të shmangen artificat, t’i jepet rëndësia e duhur reformës në drejtësi

Idrizi: Të shmangen artificat, t’i jepet rëndësia e duhur

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar seancën e jashtëzakonshme plenare, të 11 prillit në emisionin “Të Paekspozuarit.

Idrizi tha se qëndrimi i mbajtur në Kuvend pas votimit ku u refuzua kandidatura e tij si pjesë e komisionit“ad hoc” për verifikimin e kandidatëve për institucionet e vettingut nga PDIU duhet të shmanget, pasi sipas tij duhet t’i jepet rëndësia e duhur reformës në drejtësi.

“Për gjëra kaq themeloe siç ëshët reforma në drejtësi, artifica të tilla i bëjnë dëm procesit. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, dhe zbatimi i vettingut nuk mund të fillonte me një gjë të tillë. Kreu i Parlamentit i kanë dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për të paraqitur kandidaturën. Edhe ne paraqitëm kandidaturën tonë, nisur edhe nga fakti që mazhoranca jonë ka 3 grupe parlamentare. Emri i propozuar nga PDIU, ishte në kuadër të kësaj. Në Konferencën e Kryetarëve, u tha se PDIU meqë nuk është e përfaqësuar me ministër, trajtohet si minorancë. Por këtë nuk mund ta pranonim” tha Idrizi.

 

Të fundit