Flash News

KRYESORE

Informacioni i rremë, banorët e Durrësit braktisin banesat

Njoftimi i rremë se në 23:30 do të bie një tërmet i rëndë ka alarmuar qytetarët e Durrësit. Një numër i konsiderueshëm banorësh kanë dalë në rrugët e qytetit, të frikësuar se mos do të përsëriten lëkundjet e ditës së shtunë.

Sizmologët kanë përsëritur se tërmetet në orët në vijim do të jenë me magnitudë të vogël dhe se nuk ekziston asnjë rrezik.

Njoftimi i rremë u përhap gjerësisht, veçanërisht pas lëkundjeve të orës 22:08 me magnitudë 4.4.

Tërmeti i së shtunës shkaktoi shumë dëme materiale, fatmirësisht pa asnjë viktimë.

Të fundit