Flash News

KRYESORE

Integrimi në udhëkryq, Mustafaj sugjeron: Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme

Integrimi në udhëkryq, Mustafaj sugjeron: Zgjidhja janë zgjedhjet

Analisti Besnik Mustafaj mendon se kushtet e vendosura nga Gjermania për çeljen e negociatave, janë të gjitha kushte të nevojshme. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Mustafaj konstaton se qeveria ende nuk po angazhohet maksimalisht për të përmbushur nëntë kriteret.

“CDU iu thotë shqiptarëve se dera është e hapur, por ju jeni jashtë. Nga 27 vende, një të thotë jo, bllokohen. Ende nuk ka vazhduar puna për të plotësuar kushtet. Duhet të krijohet një bashkëpunim me opozitën, Damian Gjiknurin mos ta lënë në krye të Komisionit Zgjedhor”, deklaroi Mustafaj.

Analisti shtoi se PD duhet të marrë pjesë në Reformën Zgjedhore, kurse vlerësoi se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme.

“Tani si mund të bësh Reformë Zgjedhore, kur Damian Gjiknuri më e pakta nuk duhet të jetë në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. E gjitha që bën qeveria është sa për sy e faqe. Por sidoqoftë mendoj se PD duhet të jetë në tryezën e Reformës Zgjedhore. PD duhet të japë kontributin e saj në Reformën Zgjedhore. Shqipëria nuk po përmbush kushtet që kërkohen. Zgjidhja më e më janë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit