Flash News

KRYESORE

Inxhinieri sqaron konfuzionin për tërmetet: Ku ndryshon magnituda nga intensiteti, shpesh gazetarët e raportojnë gabim

Inxhinieri sqaron konfuzionin për tërmetet: Ku ndryshon magnituda nga

Në një lidhje direkte me News 24, ish-inxhinieri Bashkim Kopliku ka sqaruar disa konfuzione që njerëzit kanë lidhur madhësinë e tërmetit.

Kopliku sqaron dallimin mes parametrit ‘ballë’ dhe shkallës ‘rihter’.

“Kemi nga një anë tërmetin 5.8 i shkallës rihter që është karakteristikë e tërmetit.  Dhe ashtu si llampa tërmeti ka dëmet dhe kjo matet me ballë. I djeshmi në Durrës mendoj se ka qenë rreth 6 ballë. Dhe shpesh dëgjoj që gazetarët i ngatërrojnë dhe del një konfuzion. Duhet pak vëmdendje për ta përdorur saktë.

6 ballë është kur ndërtesat nuk prishen. 7 ballë është që ndërtesat çahen, prishen. Ky është si efekti me dritën.

Pastaj kjo drita, ky projektori ka nisur dhe është karakteristikë.

Tërmeti karaktertizohet nga magniutuda edhe intensiteti.  Shkalla rihter ka të bëjë me burimin. Ndërsa parametri ballë ka të bëjë me vendin ku është burimi. Sa më afër të jesh aq më tepër efekt ka”-tha Kopliku.

Gjithashtu inxhineri e ka sqaruar ndryshimin  edhe përmes një statusi në Facebook:

Të fundit