Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti ngre dyshime: Ka informacione se janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit në Durrës

Ish-deputeti ngre dyshime: Ka informacione se janë zhdukur dosjet e lejeve

Ish-deputeti demokrat i Durrësit, Oerd Bylykbashi, gjatë një bisede në studion e gazetares Mirela Milori, hodhi dyshime, duke deklaruar se sipas informaconeve që zotëron, dosjet e lejeve të ndërtimit në Durrës dhe jo vetëm, janë zhdukur. Ndërkohë që sipas tij, hetimi i është besuar prokurorëve afër partisë.

"Informacioni që na vjen ne përveçse janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit, na vjen edhe që në këto grupe prokurorësh për këto çështje janë përzgjedhur prokuororë në mënyrë që të jenë sa më afër partisë. Sigurisht që mund të jenë kontrubut i zonjës Marku dhe të shohim çdo bëjë prokurori i ri.  Është detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm që të sqarojë”, u shpreh Bylykbashi.

Ish-deputeti akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të krijijë një grup ndërtuesish, që i quan ‘kulakë’.

"Edi Rama po krijon grupin e ri që duhet goditur, kulakët e rinj që janë ndërtuesit. Një pjesë e tyre kanë përgjegjësi. Kjo kërkon një proces të kujdesshëm. Kryeministri ka për detyrë të ndërhyjë menjëhrë. Nuk duhet të priste që kryetari i opozitës të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme sepse kishte hallin e buxhetit”, - u shpreh ai.

Të fundit