Flash News

KRYESORE

Ish deputeti socialist: I pakënaqur me qeverinë, uroj të lindë një parti e re politike

Ish deputeti socialist: I pakënaqur me qeverinë, uroj të

Hamdi Jupe, ish deputet socialist thotë se parlamenti i sotëm është turpi i popullit shqiptar, është estradë.

Në emisionin “Kjo Javë” Jupe thotë se është i pakënaqur me qeverinë Rama, por shton se gjithsesi disa punë të mira janë bërë.

“ Unë prisja shumë më tepër nga qeveria Rama. Janë bërë disa punë,psh ekonomia është mbajtur në kontroll, nuk janë bërë aventura ekonomike. Janë bërë disa vepra infrastrukturore të mira, si rruga e Vlorës, apo e Elbasanit e Kukësit, rruga e Arbrit, pra ka disa arritje nuk i mohoj. Nuk ka skandale si Gërdeci në kohën e Berishës, nuk ka vrasje në bulevard, një frymë liberale është pavarësisht se ai e shan shtypin”, tha Jupe.

Jupe uroi krijimin e një partie të re politike, me arsyetimin se nuk duhet që maxhoranca të jetë në një dorë të vetme.

“Të themi se unë nuk do ta votoj Edi Ramën, po për kë do votoj. Nuk e shoh një opozitë më të qenësishme. Duhet edhe një vit kohë, shpresoj në lindjen e një partie të re e cila nuk do fitojë maxhorancë, por do fitojë aq sa ta thyejë maxhorancën qoftë e majtë apo e djathtë. Nuk duhet që maxhoranca të jetë në një dorë të vetme”, tha Jupe.

Të fundit