Flash News

KRYESORE

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ftohet nga Gjykata

Azem Syla, njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e që për një kohë ka qenë edhe komandant i përgjithshëm i saj është thirrur në Hagë

Avokati i Sylës ka konfirmuar lajmin për gazetën Express.

Po ashtu ditën e sotme nga Specialja është ftuar edhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

 “Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës. Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at kohë”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta Express.

Të fundit