
Flash News
Çfarë lajmërojnë sondazhet dhe pse Basha nuk duhet të gëzohet
Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri/ Shtatë humbje jete, rritet numri i rasteve të reja
Tiranë, grabitet me armë filiali i një institucioni financiar, autori me maskë anti-covid mori 3 mln lekë të vjetra
Meta vlerëson regjisorin Dhimitër Anagnosti me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në 85-vjetorin e lindjes
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të dhe anijeve të peshkimit në Vlorë
Ish-ministri i PS: Të dhurojmë fonde për germat e teatrit. Qeverisja nuk është buzëqeshje televizive

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i është bashkuar thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për të dhuruar fonde për rivendosjen e germave që pretendohet se janë hequr fshehurazi nga punonjësit e bashkisë së Tiranës. Malaj kërkon që qytetarët të bashkohen për të dhuruar fonde për vendosjen e germave të Teatrit Kombëtar.
Ai thekson se veprimet në errësirë janë të denja për hajdutë dhe jo për qeveritare, ndërsa për qeverisjen thotë se nuk mund të realizohet me buzëqeshje televizive, por kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie të përhershme.
Reagimi i plotë i Arben Malajt:
Të bashkohemi të dhurojmë fonde për rivendosjen e gërmave të Teatrit Kombëtar.
Gjeja e pare do te ishte qe pas apelit publik te kesaj aleance, bashkia e Tiranës t’i rikthente dhe vendoste vete germat e vjedhura. E mbeshtes plotesisht qendrimin e disa artisteve te vendit tim, jo thjeshte per mbrojtjen e nderteses se Teatrit Kombetar, por sidomos per krijimin e kultures thellesisht demokratike se vendimet duhet te merren bashke me komunitetin. Asnjëherë dhe per asgje nuk ka vetem nje opsion, vetem nje zgjidhje dhe ajo te te imponohet dhunshem nga larte. Ndersa veprimet ne erresire dhe fshehur jane te denja per hajdute dhe jo per qeveritare. Opsionet duhet te perzgjidhen sa me mire, duke e ruajtur me fanatizem kulturen tone dhe duke e integruar sa me mire. Turizmi kulturor edhe per dicka te vjeter por qe ka pjese identifikuese te historise se vendit tend, ne kete rast jo te historise se nderteses por te historise se ku u rriten shume personalitet tona kulturore, eshte sot shume me terheqes se sa turizmi i kullave dhe shesheve te ndertuara, prishura dhe rindertuara me parate e taksapaguesve. Sa here dhe sa rende e kane paguar taksapaguesit shqiptare ndertimin dhe rindertiminm, prishjen pas rindertimit dhe fillimin e nje rindertimi tjeter te sheshit ‘Skenderbe’, po rreth rrutullimin tek Zogu i Zi?? Sa lagje te Tiranes kane infrastrukture shume te keqe sikur te ishin ne nje vend afrikan dhe jo ne Shqiperine evropiane? Pse Bashkia e Tiranes nuk bene transparencen ligjore te kostove te paguara per prishjet, ndertimet, prishjet dhe rindertimet e disa pjeseve te rendesishme te urbanistikes dhe infrastrkurese se saj ne 15 vitete e fundit?
Qeverisja nuk eshte kryesisht buzeqeshje televizive, qeverisja eshte pergjegjesi, integritet maksimal dhe llogaridhenie te perhershme dhe te sakte.
Ditari politik









Të fundit

Shkon në rreth 100 milionë numri i të infektuarve nga Covid-19 në botë
23 Janar 2021, 21:40

Covid-19/ Belgjika ashpërson masat, anulon fluturimet deri në mars
23 Janar 2021, 21:05


Nuk çertifikoi listën e ‘Vetëvendosjes’, Osmani paralajmëron masa për KQZ-në
23 Janar 2021, 20:09
Kryemadhi: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe te Ndragheta
23 Janar 2021, 19:41

Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha i prerë: Propagandë e dëshpëruar e Ramës
23 Janar 2021, 18:50



Pasuria e ministrit Bledi Çuçi, BIRN: Si u nda prona pas divorcit
23 Janar 2021, 17:21
Specialja refuzon lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit
23 Janar 2021, 16:56
Çfarë lajmërojnë sondazhet dhe pse Basha nuk duhet të gëzohet
23 Janar 2021, 16:54



Bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Kosovë, 3 viktima dhe 379 raste të reja
23 Janar 2021, 15:45

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Larry King, ikona e CNN
23 Janar 2021, 15:06

