Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Ish-ministri ironizon veprat e dyshuara për ndalimin e Çilit: Ose është i fuqishëm sa ndikon ndaj gjykatësve, ose shpikje juridike
Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar veprat penale për të cilat sot policia në një deklaratë për shtyp i bëri të ditura ndaj botuesit Henri Çili, pasi u ndalua mëngjesin e sotëm.
Sipas Manjanit, akuza e dyshuar për "Ushtrim ndikimi të paligjshëm" nuk qëndron pasi sipas tij ose analisti është kaq i fuqishëm sa ndikoka edhe ndaj gjykatësve, ose është shpikje juridike nga policia e prokuroria.
Reagimi:
Në qoftë e vërtetë akuza nga Çilit, për "Ushtrim ndikimi të paligjshëm", më duket muhabet kot.
Ose po i bëjnë një reklamë Çilit, që na qenka kaq i fuqishëm sa ndikoka edhe ndaj gjykatësve, ose është muhabet pa lidhje nga ato shpikjet juridike që bën policia e prokuroria.
Llogjika ta do që ndikimin ta ushtrojë dikush që është më lart në hieraki me nënpunësin.
Pra dikush që është mbi gjykatësin mund të ushtrojë ndikim. Maksimumi edhe dikush që është koleg me të mund të ushtrojë ndikim. Por jo dikush tjetër që nuk është pjesë e hierakisë administrative.
Po sipas logjikës, çdo njeri tjetër që nuk vendos për fatin e gjykatësit, mund të quhet korrupsion ose konflikt interesi, por jo ushtrim ndikimi.!!
Pra e thënë më thjeshtë pyetjet që shtrohen janë:
Kush është Çili që na paska ndikuar drejtësinë?!
Po drejtësia vërtetë u ndikua nga Çili?!
As të shenjtët nuk e kanë kaq pushtet sa Çili...!
Muhabet kot!
Unë kështu e mendoj.
P.s. Nuk e di për akuzat e tjera. Nuk marr përsipër të arsyetoj...