Flash News

KRYESORE

Ish-ministri tregon bisedën me mjekun e infektuar nga Covid-19: Dyshonte se ishte prekur, kishte disa simptoma

Ish ministri i shëndetësisë dhe ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka treguar bisedën telefonike që ka patur me mjekun e njohur Roland Xhaho, i cili sot u shtrua në spitalin Infektiv, pasi u prek nga Covid-19.

Duke folur për ‘News 24’, Shehu tha se me mjekun reantimator kishte biseduar dje, ku ndër të tjera i kishte treguar se dyshonte për Covid-19 pasi kishte vërjetur disa simptoma kohët e fundit.

“Kam folur dje pasdite me te ne telefon dhe me tha se dyshonte se ishte prekur, pasi kishte disa simptoma. Sot ishte në spital.

Gjendja e tij është e stabiluar, ai është nën kujdesin e kolegëve të tij. Unë kam folur disa herë me kolegët për Xhaxhon dhe ata janë optimistë për gjendjen e tij.

Nuk i di detajet, nëse është çuar në spital me ambulancë. Ai është ndër reantimatorët më të mire në vend. Ai ka bërë dy degë. I jepte prioritet dhe me aparaturat. Ai u shtrua sot në spitalin e Infektivit”, tha Shehu.

 

 

 

 

 

 

 

Më herët ai postoi në rrjetet sociale edhe një status, ku njoftonte për infektimin e mikut të tij, që kishte qëndruar deri tani në vijën e parë të zjarrit.

“I dashur Landi të urojmë shërim të shpejtë!

Kolegu, miku i ngushtë, reanimatori i talentuar, novator i vecantë e pedagogu njerëzor Prof. Roland Xhaxho, është shtruar sot në repartin infektiv i prekur nga ky virus.

Mbasi ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe person kryesor në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi, sic duket do t’i duhet të “pushojë” disa ditë, tashmë si pacient i përkohshëm.

Megjithëse jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do të vazhdojë te japë kontributin e tij të cmuar me dijet, energjitë e optimizmin e përhershëm.

Shërim të shpejtë aty midis kolegësh!”, shkruan Shehu.

Të fundit