Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja e Integrimit: Shqipëria penalizoi vetveten me arrogancë dhe delir

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama me disa pyetje, pasi ky i fundit tha se vendimi i Këshillit Evropian për negociatat erdhi për faj dhe problemeve të brendshme të Evropës.

Në një status në rrjetet sociale, Gjosha thekson se si është e mundur që vendet të cilat qeveria jonë i quan ‘skeptike’, votuan pro për Maqedoninë e Veriut dhe kundër Shqipërisë dhe që kjo e fundit është kthyer në ‘mollën e sherrit’ të çdo argumenti nga vendet anëtare.

Ish ministrja vijon duke thënë se Shqipëria penalizoi vetveten me delir, arrogancë dhe refuzim të përballjes me problemet e saj.

Reagimi:

 

Të fundit