Flash News

KRYESORE

Ish ministrja e Jashtme: Rama ka dështuar, nuk duhet të jetë më kryeministër

Ish ministrja e Jashtme: Rama ka dështuar, nuk duhet të jetë

Ish ministrja e Jashtme e Shqipërisë Arta Dade mendon se kryeministri Edi Rama nuk duhet që të jetë më në krye të vendit.

Ajo e bëri krahasimin me kryeministrin maqedono-verior, Zoran Zaev, për të cilin thotë se ndryshe nga Rama dëshmoi se është një kryetar qeverie i përgjegjshëm përpara popullit të tij.

“Unë besoj se kryeministri Zoran Zaev ka treguar përgjegjësi para popullit. Zaevi u ul me Tsipras-in për të zgjidhur çështjen e emrit. Unë them se Rama ka dështuar dhe nuk mund ta drejtojë më këtë vend, sepse ka skandal pas skandali. Duhet bërë më shumë për reformën zgjedhore, sepse edhe zgjedhjet sipas ODIHR ishin larg një vendi demokratik. Duhet parë edhe çështja e ndryshimit të sistemit, sepse ky sistem ka degraduar.”, tha Dade.

Ajo u ndal te konferenca për shtyp e ministrit të Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, që tha se as kryeministri dhe as ai nuk kanë thënë se do japin dorëheqjen nëse nuk do të hapin negociatat.

“Ne po justifikohemi. Cakaj është njeriu përgjegjës sot për mos-hapje negociatash se ka qenë ministër . Në rast se realisht ka arritje, pse nuk ka bindur Francën”, tha Dade.

Të fundit