Flash News

KRYESORE

Ish-tekniku i Kombëtares kthehet sërish në pankinë pas tre vitesh, De Biasi trajneri i ri i Azerbajxhanit

Gianni De Biasi fillon zyrtarisht aventurën e re si trajner. Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare rikthehet sërish në pankinë pas tre vitesh pas largimit nga Shqipëria. Ka qenë vetë tekniku që ka bërë të ditur marrëveshjen me kombëtaren e Azerbaixhanit.

De Biasi ka mbyllur gjithçka në një videokonferencë me drejtuesit azerë, duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, me qëllimin të provojë të udhëheqë Azerbaixhanin drejt kualifikimit për në botërorin e Katarit në 2022.

Dy ndihmësit e De Biasit do të jenë Benny Carbone dhe Claudio Bellucci, ndërsa në stafin e tij do të jetë dhe Ansi Agolli. Prova e parë zyrtare është ajo e 5 shtatorit në Ligën e Kombeve ndaj Luksemburgut, në grupin C.

Të fundit