Flash News

KRYESORE

Ish-ushtarakët qeverisë: Të ulet mosha e pensionit, nga 65 në 55 vjeç!

Ish-ushtarakët qeverisë: Të ulet mosha e pensionit, nga 65

Një ushtarak që në vitin 1991, kur ra komunizmi në Shqipëri, e që nuk i kishte mbushur ende 30 vjeç, me ligjin e vjetër, sot duhet të kishte dalë në pension. Ata pak ushtarakë që kanë mbetur  nga ai brez po kërkojnë edhe një herë rishikimin e moshës së daljes në pension. Përsëri shoqata e ish- ushtarakëve kërkon ulje të moshës për daljen në pension. Sipas tyre, profesioni që ata ushtrojnë është po aq i vështirë dhe i rrezikshëm sa edhe minatorët, ndaj duhet të trajtohen me të njëjtat kushte si këta të fundit, raporton Gazeta “Panorama”. Mosha e daljes në pension e një ushtaraku ka qenë 55 vjeç, ndërsa sot është rritur me 10 vjet më shumë duke shkuar në 65 vjeç.

“Para rritjet, mosha e daljes në pension ka qenë barabartë apo e klasifikuar në grupmoshën e minatorëve. Kohët e fundit minatorët e rifituan të drejtën për të dalë në pension 55 vjeç. Po kjo kategori me një profesion të vështirë dhe të rrezikshëm për jetën pse nuk rikthehet te mosha e mëparshme për pension”, theksohet në qëndrimin e përbashkët të shoqatave të ish- ushtarakëve.

27 vjet pas rënies së komunizmit, ish- ushtarakët kanë pasur gjithmonë probleme me ligjin e pensioneve, pasi kanë qenë të diskriminuar, jo vetëm për moshën, por edhe për pagesën. Protestat e tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe thuajse në të gjitha qeveritë.

 

 

 

 

Të fundit