Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Duhej që të ruante drogën për festën e Krishtlindjes, Saimir Ballesha, 32 vjeç nga Shqipëria, i cili u vu në pranga nga policia e Torinos. Në një garazh, policia gjeti 72 kilogramë marijuanë, e cila kap në treg vlerën e 900 mijë eurove.
“Ishte një ngarkesë që duhej për kërkesat e Krishtlindjes, unë thjesht duhej ta mbaja atë për të tjerët”, u tha ai hetuesve.
Në garazh u zbuluan 7 çanta, ndërkohë që drogë u gjet vetëm në 2 prej tyre. Policia dyshon se në pesë çantat e tjera, droga u shit, e duke qenë se secila mban minimalisht 30 kg, sasia totale e drogës duhet të ketë qenë mbi 200 kg. Kjo do të thotë se fitimet mund të shkojnë deri në 3 milionë euro.
Policia ra në gjurmë të shqiptarit, pasi e pa atë që lëvizte shpesh e takonte persona të ndryshëm. Ndërkohë që më pas vuri re se ai doli me një çantë, e aty vendosi të ndërhynte.
I arrestuari 32 vjeçar tha se kjo ishte hera e parë që ai e bënte këtë gjë, por policia dyshon se ai ka një rol të rëndësishëm në trafikun eh shitjen e lëndës narkotike.