Flash News

KRYESORE

Italia në prag të një krize të re qeveritare

Italia në prag të një krize të re qeveritare

Prag stuhie në politikën italiane. Qeveria e re ka rreth një javë që ka nisur nga puna, por përçarja në një nga partitë e koalicionit  rrezikon që të shkaktojë një tjetër krizë.

Senatori socialdemokrat Matteo Renzi njoftoi se do të braktisë "Partinë Demokratike (PD)" të tij dhe do të themelojë një lëvizje të re. Rreth 20 deputetë nga Dhoma e parë e parlamentit dhe rreth 10 senatorë nga Dhoma e dytë do ta ndjekin pas.

Matteo Renzi thotë se kjo nismë nuk e rrezikon që të shkaktojë një krizë të re jo. Ai telefonoi kryeministrit Giuseppe Conte të hënën dhe e pati siguruar se deputetët e larguar në koalicionin e brishtë të përbërë prej populistëve (5 yje), Socialdemokratëve dhe partisë së vogël Majtiste (Leu) do ta mbështesë qeverinë në vazhdim.

"Ne kemi arritur një fitore në Parlament dhe kundër Salvinit për të shpëtuar Italinë, por kjo nuk është e mjaftueshme.", shkroi Renzi në Facebook, ndërsa shtoi se dëshiron të ndërtojë një "shtëpi të re me të tjerët për të bërë një politikë ndryshe".

Se sa shpejt do të pasqyrohet ndarja e socialdemokratëve në punën konkrete të qeverisë, është e paqartë. Në dhomën e parë, Dhoma e Deputetëve, koalicioni qeverisës e ruan shumicën e tij edhe pa trupën e Renzi-t. Në Senat, në dhomën e dytë dhe po aq të rëndësishme, megjithatë, puna është më e vështirë. Atje, koalicioni, i cili përfshin edhe partinë e vogël të krahut të majtë "Liberi e Uguali", ka të ngjarë të ketë vetëm një shumicë të vogël mandatesh.

Të fundit