Flash News

KRYESORE

Ivanov refuzon dekretin për emrin e ri të Maqedonisë: Këto janë 5 arsyet

Ivanov refuzon dekretin për emrin e ri të Maqedonisë: Këto

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të firmosë dekretin për emrin e ri të shtetit, pas marrëveshjes së nënshkruar midis kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Aleksis Tsipras.

Vendimi u mor fillimisht në Parlament dhe më pas i kaloi presidentit Ivanov, por ky i fundit e refuzon emrin “Maqedonia Veriore”. Ai ka renditur edhe pesë arsye përse nuk e nënshkruan dekretin.

Arsyet e Ivanov:

  1. Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje. Një nga shtyllave të politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.
  2. Marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.
  3. Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.
  4. ligji për ratifikim të Marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, nenin 118 dhe nenun 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
  5. Marrëveshja e bie Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.

Të fundit