Flash News

KRYESORE

Ivica Daçiç komplikon edhe më shumë dialogun me këtë deklaratë të fundit për Kosovën

Ivica Daçiç komplikon edhe më shumë dialogun me

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, bëri një deklaratë e cila komplikon edhe më shumë dialogun mes vendit të tij dhe Kosovës. Ai tha se i dukej jorealë që vetëm Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshira në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Tani për tani nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në format dhe nuk parashikohet përfshirje e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen, e jo dikush tjetër, kjo nuk do të ishte reale”, tha Daçiç.

Ministri shtoi se është thelbësore për Beogradin që të arrijë kompromisin për çështjen e Kosovës, por kjo nuk do të thotë që ta njohë Kosovën në të gjithë territorin e saj.

“Serbia nuk është pengesë për vazhdimin e dialogut, thjesht duam të heqim pengesat ekzistuese në mënyrë që të vazhdojmë”, shtoi ai.

Për Daçiç, shtyrja e takimit të udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës në Paris ka qenë një mundësi e humbur për të zhbllokuar dialogun.

Të fundit