Flash News

KRYESORE

Janë zhvendosur sërish, në cilin vend po jetojnë kësaj radhe Meghan Markle dhe Princi Harry

Këto muaj, jeta e tyre ka qenë shumë "e rrëmujshme", dhe vetëm në lëvizje. Në fillim u shpërngulën në Kanada, e më pas në Los Angeles ku kaluan dhe karantinën por mesa duket Meghan Markle dhe Princi Harry ende nuk e kanë vendosur përfundimisht ku duan të jetojnë.

Meghan Markle dhe Princ Harry janë zhvendosur së fundmi nga Los Angeles drejt Santa Barbara. Dyshja ka zgjedhur këtë vend për të rritur të voglin e tyre dhe vendimi lidhet me dëshirën që Archie ta kalojë fëmijërinë në një vend të qetë dhe jo aq të zhurmshëm sa Los Angeles.

Duka dhe Dukesha e Sussex u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re në mesin e muajit korrik dhe janë shumë të lumtur që tashmë po jetojnë në shtëpinë e tyre pas disa vendesh në të cilat kanë qenë.

[caption id="attachment_297158" align="alignleft" width="696"] WOKINGHAM, ENGLAND - JULY 10: Meghan, Duchess of Sussex, Archie Harrison Mountbatten-Windsor and Prince Harry, Duke of Sussex attend The King Power Royal Charity Polo Day at Billingbear Polo Club on July 10, 2019 in Wokingham, England. (Photo by Samir Hussein/WireImage)[/caption]

Të fundit