Flash News

KRYESORE

“Jemi në kulmin e epidemisë”, Pipero: Mund të përballemi me skenarin e Italisë nëse ka çaluar një nga këto 3 faktorë

“Jemi në kulmin e epidemisë”, Pipero: Mund të

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero la një shënim në rrjetet sociale duke komentuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Pipero shkruan se pritej që kjo javë të mbyllej me këto numr, ndërsa shton sipas tij është arritur dhe kulmi i epidemisë. “E fillova kështu këtë postim nisur nga një shqetësim i Prof. E. Ruka, për kurbën që tregon ecurinë e epidemisë në vendin tonë. Duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke spjeguar se nisur nga ecuria e COVID-19 në vendet e tjera edhe ne prisnim që kjo javë të mbyllej pak a shumë me këto numra, duke arritur sipas mendimit tim kulmin e saj. Një kulm i butë falë masave të marra nga qeveria në kohën e duhur sipas meje”, shkruan Pipero.

Megjithatë, edhe java e ardhshme pritet të jetë njësoj, tregon mjeku Pipero. Sipas tij, fillimi i rënies së kurbës do të vijë më pas. “Numrat janë relativisht të lartë pasi janë testuar në mënyrë “agresive” rastet e kontaktit të ngushtë, dhe në përgjithësi rezultojnë familjarë. Ne presim pak a shumë të njëjtat numra dhe në javën që vjen, unë e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e rënies së kurbës. Por ka tre idikatorë të rëndësishmë në ecurinë e kësaj kurbe: së pari masat e marra nga qeveria kombinuar me këshillat tona; së dyti gjurmimi i rasteve të kontakteve dhe testimi i tyre; së treti qëndrimi i qytetarëve në shtëpi. Nëse njëri nga këto komponentë ka çaluar kurba nuk do jetë ajo që presim, por ajo që shohim ju larg nesh, në Itali, Spanja apo dhe më tej”, shkruan Pipero ndër të tjera.

Të fundit