Flash News

KRYESORE

Jeni single? Facebook sjell aplikacionin më të ri për beqarët

Keni një profil në Facebook dhe ndani me të gjithë statusin se jeni ende single?

Rrjeti më i madh social në planet ka menduar një aplikacion për të gjithë beqarët. Ky lloj aplikacioni është end enë fazë testimi dhe detaje të tij i sjell studiuesja e aplikacioneve Jane Manchun Wong.

Fotot se si duket aplikacioni ajo i publikoj në Twitter ku shkroi: “Facebook po teston aplikacionin për takime dashurie”.

Ky aplikacion nuk është krejtësisht i rastësishëm pasi prej 2 muajsh, Facebook shpërndau një lajm se është në proces të krijimit të një aplikacioni për takime dashurie.

Ende nuk dihet se kur do të jetë i hapur ky lloj opsioni, megjithatë e sigurt se shumë prej përdoruesëve të Facebook mezi po e presin.

Të fundit