Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen kryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit, zbardhet motivi

Bashkia e Durrësit do të mbetet sërish pa një drejtues.

Kjo, për faktin se kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Mësohet se shkak për këtë vendim kanë qenë arsyet shëndetësore të Varfajt.

 

 

 

 

 

 

 

 

Varfaj u emërua në krye të bashkisë nga Këshilli Bashkiak Durrës në 1 dhjetor 2019, me dorëheqjen e ish-kryetares Valbona Sako në fillim të dhjetorit, pas deklaratës së saj shumë të komentuar në publik, mbi tërmetin e 26 nentorit që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Në krye të bashkisë Durrës pritet të Komandohet Emirjana Sako, e emëruar dy muaj më parë si zv. kryetare e Bashkisë.

Të fundit