Flash News

KRYESORE

Jo Kadareja. Një austriak dhe një polake marrin Nobelin e Letërsisë

Jo Kadareja. Një austriak dhe një polake marrin Nobelin e

Akademia Suedeze ka ndarë sot çmimet Nobel për Letërsinë.

Këtë vit janë ndarë dy çmime për të kompensuar çmimin e vitit 2018. Nobeli vitin e kaluar nuk u dha, për herë të parë që nga viti 1949, për shkak se Akademia Suedeze, institucioni më i rëndësishëm që zgjedh fituesin u përfshi në një skandal të pahijshëm seksual.

Autorja polake Olga Tokarczuk është fituese e çmimit që i përket vitit 2018, ndërsa autori austriak Peter Handke mban çmimin e 2019-ës.

Shkrimtarit austriak Peter Handke, çmimi iu akordua me motivacionin “për një punë me ndikim që, me mjeshtëri gjuhësore, ka eksplozuar konturet dhe specifikën e përvojës njerëzore.”

Emri i Handke është i njohur për qëndrimet e tij kundër bombardimeve të NATO-s, që sollën lirinë e Kosovës.

Shkrimtares polake Olga Tokarczuk çmimi iu akurdua me motivacionin “për një imagjinatë narrative që, me pasion enciklopedik, paraqet kapërcimin e kufijve si një formë jete”, shkruan Corriere della Sera.

Emri i Tokarczuck, lindur në vitin 1962, në radhë si gruaja e pesëmbëdhjetë për të fituar Nobelin në njëqind vjet, poeteshë, rrëfyese, udhëtare, shumë e njohur në Poloni, u spikat edhe për angazhimin e saj në frontin ekologjik dhe feminist, sidomos pas vitit 2018 që ndodhi një skandal seksual që shtyu Nobelin e këtij viti.

Në listën e të nominuarve për këtë çmim ishte edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, i cili as kësaj here nuk ka mundur të shpallet fitues, edhe pse emri i tij qëndron në listë për të disatën herë.

Të fundit