Flash News

KRYESORE

Jonida Maliqi prezanton projektin e saj më të ri në lidhje me modën

Jonida Maliqi prezanton projektin e saj më të ri në lidhje me
Edhe pse për herë të parë në skenë ka dalë si këngëtare dhe përveç talentit të saj që ka në muzikë, Jonida Maliqi adhurohet nga fansat edhe për stilin që ka dhe modën që e përcjell në mënyrën më të mirë të mundshme. Së fundmi, në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Jonida ka prezantuar projektin e radhës, një projekt të cilin ka kohë që e bluan dhe më në fund do e sjellë për t’i suprizuar të gjithë. Si asnjëherë më parë, ajo do të ngjisë në sfilatë markat dhe stilistët më të njohur në Shqipëri. Ky event në bashkëpunim me panairin më të madh të bukurisë në Shqipëri, “Beauty Fair Albania”, do të vijë nën emërtimin “Tirana Fashion Days”. "Jam shumë e lumtur të prezantoj sot një projekt që kam kohë që e bluaj... #TiranaFashionDays në bashkëpunim me @beautyfairalbania do të sjellin në Pallatin e Kongreseve, pasarelën e modës kryeqytetase, me sfilatat e markave që kanë përfaqësi në Tiranë, por edhe me stilistë të njohur vendas. Mezi pres të ndaj me ju këtë eksperiencë që e di, do të jetë magjike 🙈🥰 Faleminderit @eraldorexho dhe @isidamollaymeri qe me dhe mundesine per kete bashkepunim 🙏Ju dua fort❤️", shkruan Jonida në postimin e saj në Instagram.

Të fundit