Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Ju po shkoni në luftë me vetëdije”, Skënder Brataj mesazh prekës për mjekët që ikën në Itali
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili është vetëizoluar për shkak se është infketuar nga koronavirusi, ka lënë një mesazh prekës për mjekët që ikën në Itali. Brataj, i cili vetë ka studiuar dhe punuar në Itali, shprehet se “emocioni është i njëjtë” si ditën që te Këneta në Durrës, erdhën “ekipet e shpëtimit nga Italia”, për të ndihmuar ato shqiptare për nxjerrjen e trupave nga rrënojat e lëna pas nga tërmeti.
“Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta sken, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjeksore italiane dhe Protezine Civile Italiana mernin bashkomasit tonë për ti kuruar në Itali. Sot niseni ju për të kurar qytetarët italianë! Ëau,ëau”, shkruan Brataj.
Më tej ai shkruan se e “ndjen veten si çdonjëri nga mjekët dhe infermierët që ikën në Itali”, ndërsa shton se “ju po shkoni në luftë me vetëdije”. “Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë. Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por JU sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit SHQIPTAR! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar. Pra, ju shkoni të shpëtoni jetë! Këtë mision fisnik ju e keni të skalitur në zemrat tuaja dhe tonat. Kurajo, forca, dhe suksese çuna e goca! Me këtë solidaritet dhe vendosmëri që shohim në sytë tuaj, nuk ka virus të na ndalë! Jeta është shumë më e bukur dhe gjithmonë fiton! Punë dhe kthim të mbarë mantelbardhë”, shkruan Brataj.