Flash News

KRYESORE

Justifikohet pesimizmi i Ramës në Berlin. Merkel i vendos kushte shtëse për negociatat

Justifikohet pesimizmi i Ramës në Berlin. Merkel i vendos kushte

Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel deklaroi se deputetët e parlamentit gjerman do të vendosin në 26 shtator lidhur me hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë.

Korrespondetja listoi edhe kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë duke theksuar se në 24 shtator çështja do të kalojë në union. Shuka tha se për Maqedoninë e Veriut rruga është më e lehtë, ndërsa për Shqipërinë kushtet janë shtuar. “Skeptike mbetet Franca, por nëse Franca është dakord kjo i hap rrugën për një ‘po’ edhe vendeve të tjera”, raportoi Shuka.

Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka në Top Channel janë si më poshtë:

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

9.Reforma në administratë

10.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

Të fundit