Flash News

KRYESORE

Ka dështuar te Barcelona, por Griezmann ka një kërkesë të re

Ka dështuar te Barcelona, por Griezmann ka një kërkesë

Antoine Griezmann këtë sezon nuk arriti të jepte më të mirën nga vetja te Barcelona. Ai është dukur si mish i huaj në "Camp Nou", por ende ka besim se do ia dalë të justifikojë 107 mln eurot e paguara nga klubi.

Francezi ka shënuar vetëm 8 gola në 26 paraqitje në La Liga, shumë pak për një kampion bote si ai. Megjithatë, Griezmann ka një kërkesë për klubin. Një gjë e cila mund të ketë ndikim psikologjik tek ai.

“Do të doja të merrja numrin shtatë", ka deklaruar sulmuesi në një intervistë të fundit. "Karantina po shkon mirë, por nuk mund të bëj asgjë. Më mungon jashtëzakonisht shumë futbolli. Nuk e kam idenë se kur do të rikthehemi për të luajtur”, ka shtuar ai.

Të fundit